ferizaj-online

Mirė se vini nė forumin ferizaj-online
 
ForumiForumi  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista e AnėtarėveLista e Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  Identifikohu  
Share | 
 

 Ontologjia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve: 123
Registration date: 06/07/2007

MesazhTitulli: Ontologjia   Tue Jul 10, 2007 11:38 am

Ontologjia ėshtė padyshim disiplina mė e vjetėr filozofike. Ajo merret me studimin e ēėshtjes, origjinės, esencės, strukturės, ligjėsive dhe pėrcaktimeve tė pėrgjithshme tė tė qenėt si tė qenė. Edhe pikpamja e Talesit (uji), Anaksimandrit (apejroni), Anaksimenit (ajri), Pitagorės (numri) Heraklitit (zjarri) etj., si paraelemente dhe si qenie tė para dhe mė universale tė botės nė esencė paraqesin qėndrime tė caktuara ontologjike. Tė gjitha pikpamjet e mėvonshme filozofike nė Greqinė antike dhe nė mesjetė i kushtuan kujdes tė madh problematikės sė qenies. Sikurse e tėrė filozofia ashtu edhe ontologjia nė mesjetė ishte nė shėrbim tė teologjisė dhe u rrek ta shpjegojė tė qenėt e Zotit nė bazė tė posedimit tė konceptit pėr tė. Qeniet e tjera derivoheshin nė mėnyrė deduktive nga qenia mė e lartė, mė e pėrsosur dhe mė reale – nga qenia e Zotit. Fjala ontologji (prej greqishtes sė vjetėr ontos – tė qenė, logos – shkencė, doktrinė) tė parėt e pėrdorėn Rudolf Goklenius dhe Johanes Klauberg, ndėrsa pėr herė tė parė, nė terminologjinė filozofike hyri pėrmes Kristian Volfit. Sipas Volfit, ontologjia si disiplinė filozofike ėshtė pjesa e parė dhe mė e rėndėsishme e metafizikės e cila pėrmban teologjinė racionale, kozmologjinė racionale dhe psikologjinė racionale. Pas dėshtimeve tė gnoseologjizmit dhe aksiologjizmit neokantist etj., nė filozofinė bashkėkohore borgjeze ėshtė bėrė ‘njė kthim kah gjėsendet’, pėrkatėsisht kah ēėshtja e qenies nė pėrgjithėsi. Ēėshtjes ontologjike kujdes tė madh sot i kushtojnė neotomistėt – Zhak Mariten, Etjen Zhilson, Martin Hajdeger i cili ia vuri bazat “ontologjisė fundamentale”, Sartri, Bloh i cili ‘parimin e shpresės’ e konsideron si parim tė vetė qenies. Ndėrkaq sipas Hartmanit nė tė vėrtetė asnjė filozofi nuk mund tė ekzistojė pa disa pikėpamje themelore lidhur me tė qenėt (pa njė pikpamje ontologjike).
Ēėshtja e raportit midis qenies dhe mendimit, materies dhe vetėdijes, tė cilėn Engelsi e quan “ēėshtje tė madhe themelore tė ēdo filozofie” ėshtė njė ēėshtje njėkohėsisht ontologjike dhe gnoseologjike. Pikėrisht filozofia e Marksit, e Engelsit dhe Leninit ėshtė sendėrtim i unitetit dialektik tė dialektikės, gnoseologjisė dhe tė logjikės.

7. Gnoseologjia

Gnoseologjia (nga greqishtja ‘gnosis’ – njohje, ‘logos’ – shkencė) ėshtė disiplinė filozofikė e cila merret me studimin e ēėshtjes sė mundėsisė, burimeve, mėnyrės, vėllimit, besnikėrisė dhe ligjėsive tė njohjes nė pėrgjithėsi. Elementet e para tė pikpamjeve tė ndryshme gnoseologjike i gjejmė ende tė filozofėt e vjetėr grek. Parmenidi dhe Zenoni theksuan rolin vendimtar tė mendjes nė tė njohurit e sendeve dhe tė raporteve duke e nėnvlerėsuar rolin e shqisave. Demokriti tentoi tė pėrcaktojė rolin si tė shqisave ashtu edhe tė mendjes, sepse, sipas mendimit tė drejtė, njėra pa tjetrėn nuk bėjnė dot. Sofistėt u kushtuan kujdes ēėshtjeve ontologjike dhe tė njohurit, iu qasėn nė mėnyra tė ndryshme rolit tė shqisave dhe tė mendimit nė procesin e njohjes. Protagora kishte pikpamje senzualiste dhe ngulmonte nė mendimin se ‘gjėrat janė tė tilla, siē duken’, se ‘njeriu ėshtė masa e ēdo gjėje – e atyre qė ekzistojnė se ekzistojnė dhe e atyre qė nuk ekzistojnė se nuk ekzistojnė’. Gorgjiu, i pari e vuri nė dyshim mundėsinė e njohjes sė botės duke theksuar se ‘asgjė nuk ekziston’ dhe se ‘edhe po tė ekzistonte nuk mund tė njihet dhe tė shprehet’. Platoni zhvilloi pikpamjen racionaliste sipas sė cilės vetėm arsyeja mund tė jetė burimi i tė njohurit, vetėm kjo mund t’i kuptojė idetė si qenie tė njėmendta.
Gnoseologjia si disiplinė e veēantė filozofike ėshtė produkt i filozofisė sė re dhe e pėrpjekjeve tė pėrfaqėsuesve tė saj mė tė njohur: Bekonit, Hobsit, Spinozės, Lajbnicit, Llokut, Berklit, Hjumit etj. Filozofi anglez Xhon Lloku, autor i veprės ‘Ese pėr arsyen e njeriut’ i pari e shtjelloi nė mėnyrė sistematike problematikėn komplekse tė tė njohurit dhe e pėrcaktoi objektin e gnoseologjisė. Nė veprėn e Kantit ‘Kritika e mendjes sė pastėrt’ kemi njė ndėrrmarrje serioze qė problematika e njohjes nė pėrgjithėsi tė analizohet nė mėnyrė tė izoluar nga objektet e njohjes dhe nga vetė procesi i njėmendtė i njohjes. Lidhur me ēėshtjen e mundėsisė sė njohjes ekzistojnė disa drejtime gnoseologjike: dogmatizmi, skepticizmi, agnosticizmi, fiksionalizmi etj.
Dogmatizmi – e pranon mundėsinė e njohjes sė botės dhe insiston nė karakterin e padiskutueshėm tė tė vėrtetave njėherė tė pranuara. Pėr tė nuk ka dyshim, luhatje dhe zhvillim.
Skepticizmi – ėshtė pikpamje gnoseologjike dhe metodė e tė menduarit, sipas tė cilit ēdo gjė duhet marrė me rezervė, duhet shqyrtuar edhe anėt e tjera tė ēėshtjes, sepse nuk ekziston vetėm njė e vėrtetė e pėrmotshme, por mė shumė tė vėrteta relative.
Agnosticizmi – Esencėn e tė cilit e formuloi Hjumi ėshtė formė radikale dhe ekstreme e skepticizmit.
Fiksionalizmi – i Fajhingerit konsideron se e tėrė njohja dhe dija jonė nuk ka asgjė tė ngjashme me njėmendėsinė dhe se njohja nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė fiksion.
Racionalizmi – ėshtė drejtim gnoseologjik i cili e absolutizon rolin dhe vlerėn e mendjes sė njeriut si i vetmi burim i njohjes sė botės. Racionalizmi zuri fill qysh nė filozofinė e Parmenidit, Zenonit, Platonit, u zhvillua nė mėnyrė sistematike nė veprat e dekartit, Spinozės, Lajbnicit etj., kurse nė filozofinė bashkėkohore borgjeze ithtarė tė njohur tė tij janė Edmund Huserli, Gaston Bashlari etj.
Senzualizmi – i Protagorės, Aristotelit, Kondijakut, Fojerbahut etj., ėshtė drejtim gnoseologjik sipas tė cilit shqisat janė burimi kryesor i ēdo njohje dhe dije e jo mendja.
Empirizmi - ėshtė pikpamje gnoseologjike qė ngulmon nė pėrvojėn si burim kryesor i njohjes. Kėtė pikpamje e shtjelluan dhe e mbrojtėn Lloku, Hobsi, Berkli etj.
Intuitivizmi – ėshtė drejtim gnoseologjik qė si burim tė njohjes sė vėrtetė ka intuitėn, tė soditurit e drejtpėrdrejtė nė esencėn e gjėsendeve dhe tė proceseve.


8. Etika

Praktika morale ėshtė njėra ndėr format e para tė manifestimit tė jetės shoqėrore tė njeriut si qenie shoqėrore. Me tė dalė nga bota e kafshėve, njeriu filloi tė pėrcaktojė disa sjellje tė vetat dhe tė tjerėve – diēka qė duhet e janė nė rregull dhe diēka qė nuk duhet nuk janė nė rregull.
Nėse Hegeli ka tė drejtė kur thotė se forma mė elementare e mendimit filozofik u shpreh nė sentencat morale, atėherė del se ēėshtja morale (etike) bashk me ontologjinė janė problemet mė tė vjetra nė filozofi. Edhe filozofėt e vjetėr grek krahas ēėshtjeve qė u morėn me kozmosin, substancėn etj., ata u morėn edhe me ēėshtjen etike – e mira, e keqja, e drejta, e padrejta etj. Andaj ėshtė e lidhur ngushtė njohja dhe vlerėsimi, e kėtej edhe vlerėsimi moral, sepse njeriu nuk ka nevojė vetėm tė njohė gjėrat, por edhe synon ta vlerėsojė atė qė e din.
Veprat, sjelljet, qėllimet, kriteret dhe vlerat morale u bėnė objekt i analizės sistematike filozofike. Megjithėse shumė filozof para Aristotelit u morėn dhe kontribuan nė ēėshtjet morale (etike) prapėseprap, themelues i Etikės si doktrinė filozofike llogaritet Aristoteli.
Etika si disciplinė merret me studimin e ēėshtjes sė burimit, esencės dhe tė funksionit tė moralit. Ē’ėshtė morali, e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e lejushmja dhe e palejueshmja, detyra morale, vlera etj., tė gjitha kėto janė ēėshtje me tė cilat merret Etika. Tė gjitha pikėpamjet etike mund t’i ndajmė nė pikėpamje etike autonome dhe heteronome. Pikpamja etike heteronome, burimin e ēdo sjellje e gjen jo nė njeriun por si subjekt i moralit diku jasht dhe pavarsisht nga njeriu. Nė etikėn e kėtillė ėshtė etika religjioze, kozmologjike e Heraklitit, Pitagorės, Akuinit etj. Etika autonome, pėrkundrazi konsideron se burimi i ēdo morali dhe veprimi moral gjindet nė vetė njeriun. Pėrfaqėsues mė tė njohur janė Sokrati, Stoikėt, Kanti, Fihte, Marksi etj. Stoikėt thonė se pėr tė qenė i lumtur njeriu, mjafton tė heqė dorė nga interesat dhe ta ruaj autonominė e mendjes. Pėrfaqėsues tipik i etikės autonome ėshtė Kanti. Ai thot se askund nė botė pėr mė tepėr, as jasht saj, nuk mund tė merret me mend asgjė qė pa kurrfar kufizimesh mund tė konsiderohet e mirė, pos vullnetit tė mirė. Vullneti i mirė ėshtė vullneti racional qė mbėshtetet nė mendjen praktike.

9. Estetika

“Njeriu, - thotė Maksim Gorki – sipas natyrės sė tij ėshtė artist”.
E bukura dhe arti me shumėllojshmėrinė e tij (vallėzimi, piktura, skulptura, arkitektura, poezia, drama, muzika, etj) prore e kanė preokupuar mendjen njerėzore pėrgjithėsisht dhe filozofike veēanėrisht. Refleksionet e para filozofike lidhur me atė se ē‘ėshtė e bukura dhe e shėmtuara, ajo qė na pėlqen dhe ajo qė nuk na pėlqen, i gjejmė ende te filozofėt grek tė periudhės kozmologjike – Herakliti, i cili e vuri nė pah relativizmin e vlerėsimeve estetike, Pitagora, qė e theksoi harmoninė si diēka e bukur, Demokriti etj. Sofistėt, Sokrati, e veēanėrisht Platoni me veprat e tij tė famshme “Shteti”, “Hipija i Madh”, “Gostia apo pėr dashurinė”, “Filebi”, Aristoteli me veprat “Poetika”, “Etika”, “Retorika”, etj, sikurse edhe Plotini me veprėn e tij “Eneade”, Toma Akuini etj, ia vunė bazat e njė metafizike, pėrkatėsisht tė njė filozofie tė tė bukurit nė pėrgjithėsi.
Fjala “estetika” ėshtė paraqitur pėr herė tė parė nė gjysmėn e shekullit XVIII. Nė vitin 1750 Baumgarteni e botoi pjesėn e parė tė veprės sė tij me titull “Aesthetica”. Baumgarteni si nė njėrėn ashtu edhe nė veprėn tjetėr, estetikėn (nga greqishtja “aisthesis – perceptim, ndijim) e pėrcaktoi si shkencė pėr tė njohurit senzual, qėllimi kryesor i sė cilit ėshtė shpjegimi i tė bukurit. Me ndryshim nga tė njohurit racional edhe gnoseologjia “estetika ėshtė … shkenca pėr tė njohurit senzual”, pra ėshtė njė gnoseologji mė e ulėt. (“gnoseologia interior”).
Gjatė zhvillimit tė saj historik estetika, pėrkatėsisht filozofia e tė bukurit dhe artit u kuptua dhe u pėrcaktua ndryshe – ndryshe. Sipas Aristotelit, ajo ka pėr detyrė tė bėjė pėrgjithėsime lidhur me krijimtarinė artistike dhe si e tillė ėshtė pjesė pėrbėrėse e filozofisė. Toma Akuini dhe filozofėt e tjerė mesjetarė synojnė qė estetikėn, sikurse edhe tėrė filozofinė e shkencėn nė pėrgjithėsi ta vėnė nė shėrbim tė Zotit dhe fesė.
Sipas Kantit, estetika nuk ėshtė tjetėr veēse njė “kritikė e shijes” artistike, kurse Hegeli estetikėn e pėrcaktoi si “filozofi e artit, madje jo e ēdo arti, por e ‘arteve tė bukura’”.
Tė shumta dhe tė shumėllojshme janė pikėpamjet pėr artin, tė bukurit, komiken, tragjiken, tė madhėrishmen dhe ēėshtjet e tjera me tė cilat merret estetika si doktrinė e posaēme. Tė gjitha kėto pikėpamje tė ndryshme dhe herė – herė tė kundėrthėnshme qė tentojnė ta pėrcaktojnė artin dhe tė bukurėn mund tė ndahen, me kusht qė ta sakrifikojmė saktėsinė dhe ta thjeshtėsojmė ēėshtjen, nė dy grupe tė mėdha: pikėpamjet objektiviste dhe pikėpamjet subjektiviste.
Sipas pikėpamjeve estetike objektiviste e bukura dhe baza mė e thellė e artit nė pėrgjithėsi gjendet jashtė subjektit si diēka objektive (harmonia, pėrpjestimi, cilėsia, uniteti, esenca, raporti, ideja etj). Pikėpamja estetike objektiviste presupozon – nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr – se arti ėshtė mėnyrė e caktuar e pasqyrimit, e tė shprehurit dhe e paraqitjes sė tė bukurės objektive. Pikėpamje tė kėtilla estetike kishin Platoni, Toma Akuini, Nikola Bualo, Hegeli, Maksimilian Bek, Zhak Mariten, Etjen Surio etj. Platoni i cili i kushtoi kujdes tė madh ēėshtjes sė tė bukurės dhe artit, tė bukurit, e pėrcakton nė mėnyrė objektiviste dhe idealiste. Tė bukurit ekziston si njė ide objektive, si njėtrajtėsi dhe esencė e amshueshme dhe e pavdirshme e gjėsendeve dhe e dukurive senzuale. Dora, kėmba, fytyra, mali, fusha etj., nuk mund tė jenė tė bukura pėr vete dhe nė vete. Kėto dhe gjėrat e tjera senzuale e tė ndryshme mund tė jenė tė bukura vetėm aq sa participojnė nė ide ose idetė nė to. Arti ėshtė vetėm kopjim ose pasqyrim i sendeve senzuale, tė cilat nė anėn tjetėr, edhe vetė janė kopjim ose hije e ideve tė tyre. Toma Akuini presupozon se bukuria e vėrtetė ėshtė bukuria hyjnore, e cila ekziston pavarėsisht nga njeriu dhe njerėzia. Arti dhe bukuria artistike ėshtė vetėm simbol i tė bukurės objektive hyjnore. Tė bukurit sipas Hegelit, ėshtė manifestim konkret senzual i idesė absolute, e cila paraqet fillimin dhe fundin e ēdo gjėje. Maksimilian Bek, ėshtė i mendimit se e bukura ekziston objektivisht dhe si formė e objektivizuar na ėshtė e dhėnė nė perceptimet tona.
Pėrkundėr kėtyre, pikėpamjet estetike subjektiviste nisen nga propozicioni se tė bukurit dhe baza e artit dhe e krijimit artistik ekziston vetėm brenda subjektit dhe veprimtarisė sė tij. Pavarsisht dhe jasht subjektit dhe veprimtarisė sė vetėdijes nuk ekziston ndonjė e bukur objektive e natyrore. Natyra, sendet, dukuritė, njerėzit e tė tjera janė tė bukur vetėm nė mbėshtetje tė asaj qė subjekti, vetėdija i kumton tė tillė. Proklamimi i subjektit si i vetmi faktor qė determinon tė bukurit dhe artistiken sjell medoemos deri te njė relativizėm estetik, i cili nė shumicėn e rasteve ka pėr moto pohimin se “pėr shijen nuk mund tė diskutohet”. Pėrfaqėsues tė subjektivizmit estetik janė: David Hjumi, Imanuel Kant, Viktor Bash, Ditrih Hajnrir Kerler, Teodor Lips etj. Njėri ndėr pėrfaqėsuesit e parė tė pikėpamjes estetike subjektiviste ėshtė David Hjumi, i cili e mohon ekzistimin e tė bukurit nė natyrė. “Tė bukurit – thotė Hjumi – nuk ėshtė veti e vetė sendeve: tė bukurit ekziston vetėm nė vetėdijen e vrojtuesit dhe ēdo vetėdije e vėren njė tė bukur tė veēantė. Subjekti ėshtė i lirė qė ta vėrejė, sipas shijes sė tij, njė tė bukur tė veēantė, i cili nuk ėshtė e thėnė tė jetė patjetėr e bukur edhe pėr subjektet e tjerė”. Sipas Kantit, “fuqia e tė gjykuarit” ėshtė ligjdhėnėse nė lėmin e estetikės sikurse qė mendja ėshtė ligjdhėnėse nė lėmin e natyrės. Principi objektiv i tė gjykuarit estetik ėshtė i pamundur dhe tė pėlqyerit e pėrgjithshėm mund tė jetė vetėm subjektiv. Subjektivizmi etsetik i Kantit, i cili insiston qė tė pėlqyerit duhet tė jetė i pėrgjithshėm, ėshtė i detyruar tė pėrfundojė nė njė formalizėm estetik. Sipas Kantit, “e bukur ėshtė ajo qė pa koncepte pėrfytyrohet si objekt i tė pėlqyerit tė pėrgjithshėm, dhe na pėlqen pa kurrfarė interesi”. Tė bukurit nuk ėshtė cilėsi e qenies, e realitetit tė jashtėm, por diēka qė i pėrshkruhet atij nga ana e subjektit.
Si pikėpamjet subjektiviste, ashtu edhe ato objektviste estetike, janė tė njėanshme dhe nuk mund tė pranohen plotėsisht. Ato me tė drejtė kanė theksuar kėtė ose atė anė tė ēėshtjes sė estetikės, artit, tė bukurit, etj, por nuk janė nė gjendje qė ta kuptojnė tėrėsinė e ēėshtjes – veprėn artistike dhe raportin midis subjektives dhe objektives. Kuptohet se tė bukurit nuk mund tė jetė vetėm produkt i vetėdijes sė kulluar, i ndjenjave, sepse me kėtė rast ėshtė e pamundur qė tė shpjegohet fakti se si dhe pėr ē‘arsye disa vepra artistike na pėlqejnė pėrgjithėsisht. Pa vetėdije, pa subjekt nuk mund tė ketė art, por vetė subjekti, vetėdija ėshtė e kushtėzuar nė mėnyrė objektive dhe historike – shoqėrore. Nė anėn tjetėr, natyra dhe fenomenet e saj janė kusht qė njeriu si krijues i artit tė ekzistojė, tė krijojė, tė modulojė, por ato nuk kanė domethėnie pa njeriun. Ėshtė indikativ mendimi i Marksit pėr vetitė estetike tė arit dhe argjendit, sikurse edhe pėr vlerėn dhe ēmimin e mallit. Estetika Marksiste, nė ujdi me filozofinė materialiste dhe dialektike duhet tė niset nga presupozimi se natyra dhe sendet natyrore kanė disa “veti estetike”, janė tė bukura dhe se si tė tilla paraqesin bazėn, piknisjen, stimulimin pėr krijime artistike. “Vetitė estetike” tė sendeve reflektohen, thehen, ndėrmjetėsohen dhe sublimohen pėrmes vetėdijes subjektive tė krijuesit dhe shndėrrohen nė veti estetike tė veprės artistike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ferizaj-online.forumotion.com
 

Ontologjia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ferizaj-online ::  :: -