ferizaj-online

Mirė se vini nė forumin ferizaj-online
 
ForumiForumi  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista e AnėtarėveLista e Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  Identifikohu  
Share | 
 

 Filozofo-Materializmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve: 123
Registration date: 06/07/2007

MesazhTitulli: Filozofo-Materializmi   Tue Jul 10, 2007 11:37 am

Ndryshe nga idealizmi, materializmi filozofik ėshtė njė drejtim themelor filozofik, sipas tė cilit materia ėshtė primare, baza mė e thellė e ēdo gjėje qė ekziston, kurse vetėdija apo ideja ėshtė sekondare. Materializmi filozofik nuk e mohon nė pėrgjithėsi idenė e as rėndėsinė e saj, por vetėm ngulmon nė faktin se materia ėshtė primare kurse vetėdija sekondare.
Primariteti i materies, dhe sekondariteti i idesė (vetėdijes) do tė thotė se:
- sė pari ka ekzistuar materia si realitet objektiv, kurse madje, nė njė fazė tė caktuar ėshtė paraqitur vetėdija, mendimi, ideja.
- Materien nuk e ka krijuar askush, por ka ekzistuar para se tė paraqitet njeriu me vetėdijen e tij, ekziston dhe do tė ekzistojė pavarsisht se ekziston apo jo vetėdija subjektive.
- Vetėdija nuk ėshtė gjė tjetėr, sic thotė Lenini, veēse produkt i materies.
- Vetėdija, mendimi apo ideja janė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, pasqyrime tė sakta tė botės materiale dhe tė proceseve, fenomeneve dhe tė ligjėsive tė saj, dhe nė fund
- Pėrveē materies si primare, e pakrijuar dhe e pazhdukshme dhe e vetėdijes dhe e formave tė shumėllojshme tė saj si pasqyrime tė materies nė lėvizje, askund nuk ka asgjė mbinatyrore dhe hyjnore.

5.1. Materializmi naiv

Materializmi naiv ėshtė forma e parė dhe mė elementare e filozofisė materialiste qė zuri fill nė shoqėrinė greke dhe romake. Filozofia e materializmit naiv grek e romak pėrmbante elemente mitike, fantastike e joshkencore, por megjithate nė esencėn e saj ishte filozofi kryesisht materialiste. Pėrfaqėsues tė materializmit naiv janė: Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni, Herakliti, Parmenidi, Leukipi, Demokriti, epikuri nė Greqi dhe Lukreci nė Romė. Qė tė tre miletasit (Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni) konfirmojnė se baza mė e thellė dhe e parė e botės ėshtė materia dhe se ēdo gjė zanafillėn e ka nė materie. Talesi thoshte se uji ėshtė parashkak i ēdo gjėje. Anaksimandri thonte se baza e ēdo gjėje ėshtė substanca e pafund (e pafukishme) tė cilėn ai e quajti Apejron. Anaksimeni si bazė tė ēdo gjėje dhe parashkak i botės thoshte se ėshtė ajri. Njė shkallė mė tė lartė tė materializmit naiv e paraqiti Herakliti. Sipas tij, bota nė esencėn e saj mė tė thellė ėshtė njė zjarr, pra njė materie, qė ekziston objektivisht. “Kjo botė, tė cilėn nuk e ka krijuar askush prej njerėzve dhe askush prej perėndive, ka qenė ėshtė dhe do tė jetė njė zjarr i gjallė, i amshueshėm, i cili me masė ndizet, me masė shuhet”. Herakliti, jo vetėm qė e pranon primaritetin e materies, por kundron se kjo botė lėviz ndryshon dhe zhvillohet pareshtur nė bazė tė luftės sė tė kundėrtave. Sipas tij, lėvizja, ndryshimi dhe zhvillimi janė tė pandarė prej zjarrit dhe tė pareshtur. “Ēdo gjė rrjedh, dhe nė tė njėjtin lum nuk mund tė hyjmė dy herė”.
Demokriti – gjithashtu ėshtė materialist. Sipas tij, bazėn e ēdo gjėje e pėrbėjnė atomet. Atomet janė thėrrmija tė pandara, tė padukshme dhe tė pazhdukshme materiale, prej tė cilave pėrbėhet ēdo gjė nė kėtė botė. Atomet as nuk janė krijuar, as nuk vdiren, ato janė tė amshueshme. E tėrė bota pėrbėhet prej dy principeve materiale: prej atomeve tė cilat janė “qenie” dhe prej hapėsirės apo zbrazėtisė e cila paraqet ‘joqenien’. Kjo e fundit (zbrazėtia, hapsira) ėshtė kusht i domosdoshėm qė atomet si qenie materiale tė mund tė lėvizin dhe tė zhvillohen. Asgjė nuk mund tė ekzistojė jasht atomeve dhe pavarsisht prej tyre. Shpirti nuk ėshtė i pavdekshėm. Pėr dallim nga Platoni, Demokriti thotė: Shpirti nuk ėshtė gjė tjetėr veēse produkt i materies sė veēantė, respektivisht kombinim i atomeve tė lėmuara dhe tė rrumbullakėta tė cilat duke lėvizur me shpejtėsi e mundėsojnė shpirtin. Me shpartallimin e kėtyre atomeve vdes edhe shpirti. Pėrfaqėsuesi mė i dalluar i materializmit naiv nė Romėn e vjetėr ka qenė pa dyshim Tit Lukreci. Nė vepren e tij “Mbi natyrėn e sendeve” Lukreci dha njė goditje tė rėndė dhe bindėse fesė dhe idealizmit. Lukreci thotė se: Unė do tė flas pėr ligjet madhėshtore nė tė cilat janė mbėshtetur qiell e hyri dhe pėr atomet, se si vetė natyra krijon e rrit dhe ushqen ēdo gjė e si ajo e shkatėrron sėrish. Atomet nė trajtimin e subjektit, ‘materie’ do t’i quajmė “trupa shkajmues” ‘farė tė ēdo qenie’ bile do t’i quajm ‘trupa tė parė’ sepse ēdo gjė pėrbėhet prej elementesh tė tilla primordiale… Kėtej pra rrjedh se pėrveē materies dhe zbrazėtirės apo hapsirės nuk ekziston askund natyrė e tretė.
Materializmi naiv antik ėshtė hap i parė nė tė shikuarit e botės me sy njerėzor, shpjegimi i parė i botės, kryesisht nė bazė tė arsyes.

5.2. Materializmi metafizik

Fillet e materializmit metafizik i gjejmė nė Greqinė e vjetėr. Parmenidi dhe Zenoni e shtjelluan njė filozofi tipike materiliste metafizike. Parmenidi kundron se bota ėshtė qenie materiale dhe se jasht kėsaj nuk ka asgjė. Qenia – thot Parmenidi – nuk ėshtė krijuar dhe nuk mund tė vdiret, sepse sikur tė ishte krijuar, do tė duhej tė ishte krijuar prej diēkafit tė kundėrt me qenien, pra prej joqenies, kurse kjo e fundit nuk ekziston, nuk mund tė vdiret, sepse sikur tė mund tė vdirej, atėherė do tė mund tė shndėrrohej nė diēka tė kundėrt me qenien, pra nė joqenie, kurse kjo nuk ekziston.
Zenoni tentoi qė me anė tė “aporive” ta argumentojė pamundėsinė qė me mendje ta kuptojmė dhe ta shprehim lėvizjen dhe zhvillimin e gjėsendeve. Zenoni e hetoi drejt karakterin e kundėrthėnshėm tė lėvizjes dhe tė zhvillimit, por e kundroi gabimisht kundėrthėnshmėrinė si indikatorė tė gėnjeshtrės. Zenoni nuk qe nė gjendje ta shpjegojė racionalisht raportin midis kufishmėrisė dhe pakufishmėrisė, kontinuitetit tė kohės dhe hapsirės, tė ndijes dhe tė mendjes, tė lėvizjes dhe tė qetėsisė etj.
Materializmi metafizik lulėzoi dhe dominoi kryesisht gjatė shekullit XVI, XVII, XVIII dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX. Pėrfaqėsuesit mė tė njohur janė: Spinoza, Hobsi, Bekoni, Lametri, Holbahu, Helveciusi, Fojerbahu etj.
Sajimin e materializmit metafizik e kanė kushtėzuar shumė rrethana gnoseologjike dhe historike – shoqėrore, ndėr tė cilat mė tė rėndėsishme janė:
1. Procesi i konstituimit tė shkencave tė veēanta si nevojė e shoqėrisė sė re borgjeze,
2. tentativa qė mekanika e mė vonė edhe shkencat e tjera (fiziologjia, biologjia, medicina etj.) tė aplikohen edhe nė sferat e tjera tė njėmendėsisė – nė histori dhe filozofi – tė cilat karakterizohen me ligjshmėritė e tyre specifike, dhe
3. Synimet atėbotė moderne kah kurdisja spekulative e sistemeve tė mbyllura filozofike.

Me fillimin e sajimit tė raporteve tė reja shoqėrore zuri fill edhe procesi i shkoqitjes sė shkencave tė veēanta nga gjiri i filozofisė, nė kuadrin e sė cilės ekzistonin deri atėherė. Sejcila shkencė e veēantė zuri t’i trajtojė ligjshmėritė e veēanta tė njė sfere: matematika – ligjet e raporteve numerike, gjeometria – marrėdhėniet e trajtave hapsinore, biologjia – qeniet e gjalla, fiziologjia e anatomia – funksionimin e organizmave dhe veēanėrisht atė tė njeriut, astronomia – ligjet e lėvizjes sė trupave qiellore etj.
Materializmi metafizik i cili e kundron botėn si shumė e sendeve, e proceseve dhe raporteve tė izoluara, ėshtė njė anticipim dhe refleks edhe i raporteve tė reja shoqėrore borgjeze, ku njerėzit si individ janė ndėr veti tė izoluar. Materializmi metafizik i ka kryesisht kėto forma tė veēanta: materializmin metafizik spekulativ, materializmin metafizik mekanicist, dhe materializmin metafizik vulgar.

5.3. Materializmi dialektik

Materializmi dialektik i Marksit dhe Engelsit ėshtė forma dhe domeni mė i lartė i filozofisė materialiste. Ai nė vete pėrmban tėrė begatitė e rezultateve progresive tė praktikės sociale dhe tė shkencave, tė cilat mendimi njerėzor i ka realizuar deri nė ditėt e sotme. Materializmi dialektik si doktrinė pėr ligjet mė tė pėrgjithshme tė lėvizjes dhe tė zhvillimit tė natyrės, shoqėrisė njerėzore dhe tė mendjes paraqet bazėn e pėrgjithshme dhe fundamentale teorike e metodologjike tė marksizmit si teori e revolucionit socialist, pėrkatėsisht tė kalimit nga shoqėria me klasa nė shoqėri pa klasa.
Materializmi dialektik ėshtė njė materializėm i pėrkryer jo nė kuptimin e pėrfunduar, por nė kuptimin e mishėrimit organik tė materializmit me dialektikėn dhe anasjelltas – tė dialektikės me materializmin. Pėrveē asaj se ėshtė unitet i materializmit dhe i dialektikės, materializmi dialektik paraqet njė hap tė madh tė zgjerimit tė tij nė sferėn e historisė, tė shoqėrisė, njeriut e njohjes sė tij. Pikėrisht pėr arsye se ėshtė njėkohėsisht materializėm dhe dialektikė, atij i shkoi pėr dore qė ta shpjegojė nė mėnyrė tė drejtė materialiste jo vetėm natyrėn, jo vetėm materiet dhe sendet e proceset materiale, por edhe atė sferė tė njėmendėsisė, e cila, me gjithė hamendjet gjeniale, aty-kėtu mbeti e panjohur dhe e pashpjegueshme pėr mendimin njerėzor deri te Marksi dhe Engelsi – sferėn e njeriut, tė shoqėrisė dhe tė historisė. Sipas Marksit dhe Engelsit, qenia shoqėrore, respektivisht procesi i njėmendėt i jetės sė njeriut e determinon vetėdijen shoqėrore. Kėshtu zuri fill materializmi historik, respektivisht dialektika materialiste pėr njeriun, shoqėrinė dhe historinė.
Nė filozofinė jomarksiste – qoftė materialiste apo idealiste – teoria dhe praktika mbetėn prore dy botėra ndėr vete tė ndara nė mėnyrė tė pakapėrcyeshme. Nė filozofinė marksiste, teoria dhe praktika, nuk janė mė tė ndara. Materializmi dialektik nuk ėshtė vetėm shpjegim i drejtė i botės, por edhe kėrkesė qė bota tė ndryshohet praktikisht nė tė mirė tė njeriut dhe tė njerėzisė, kėrkesė qė ajo tė humanizohet. Sipas materializmit dialektik, historia dhe praktika nuk janė dy sfera tė ndara, por dy anė ndėr vete tė gėrshetuara nė mėnyrė dialektike tė njė procesi unik tė tė njohurit – tė ndryshuarit tė botės. Materializmi dialektik ėshtė pikpamje botėkuptimore e klasės punėtore si klasė deri nė fund revolucionare, e aftė dhe e gatshme qė t’i mposhtė tė gjitha format e robėrimit dhe tė dehumanizmit tė njeriut. Pra karakteri humanist dhe revolucionar i materializmit dialektik, konsiston nė faktin se ai ėshtė i lidhur me interesat e klasės puntore, synimet historike e sociale, tė cilat janė krijimi i shoqėrisė pa klasa, pėr barabarsi, shoqėri qė njeriut i ofron mundėsinė reale pėr zhvillimin e tij tė gjithanshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ferizaj-online.forumotion.com
 

Filozofo-Materializmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ferizaj-online :: Pėr ne- ferizaj-online :: Filozofi-psikologji-sociologji-