ferizaj-online
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
ferizaj-online

Mirė se vini nė forumin ferizaj-online
 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Sajimi i filozofisė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 123
Registration date : 06/07/2007

Sajimi i filozofisė Empty
MesazhTitulli: Sajimi i filozofisė   Sajimi i filozofisė Icon_minitimeTue Jul 10, 2007 5:23 am

Sajimi i filozofisė

Lidhur me shpjegimin e filozofisė ekzistojnė shumė pikpamje, tė cilat ndahen nė tre grupe kryesore: pikpamja mitogjene, religjiogjene dhe gnoseogjene.
Sipas pikpamjes mitogjene – filozofia ėshtė sajuar drejtpėrdrejt prej mitit. Pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė pikpamjes mitogjene janė: Frejzeri, Diltaj dhe Jaspersi.
Pikpamja religjiogjene – kundron se filozofia ėshtė sajuar prej religjionit. Ithtarėt mė tė njohur janė Hegeli etj. Sipas Hegelit religjioni ėshtė fillimi dhe fundi i filozofisė. Nė fillim filozofia ishte e robėruar prej religjionit, mė vonė i kundėrvihet asaj, kurse nė fund filozofia bėhet e vetėdijshme pėr esencėn identike tė saj me atė tė religjionit.
Pikpamja gnoseogjene – burimi i vetėm prej tė cilit ėshtė sajuar filozofia ėshtė njohuria shkencore. Kjo pikpamje ka njė kundėrthėnie tė pakapėrcyeshme midis mitit dhe religjionit nė njėrėn anė dhe filozofisė nė anėn tjetėr. Ithtarėt e kėsaj pikpamje janė pozitivstėt dhe neopozitivistėt.
Anipse nė vete pėrmbajnė pjesėza tė sė vėrtetės, sėrish kėto pikpamje nuk janė nė gjendje ta ndriēojnė drejt dhe tėrėsisht procesin e ndėrlikuar tė sajimit tė filozofisė si dije dhe si formė e veēantė e vetėdijes shoqėrore. Pėr arsye tė dobėsive tė tyre qė kanė, kėto pikpamje janė tė gabuara dhe tė papranueshme nė tėrėsi.
Pikpamja marksiste ofron njė shpjegim mė tė drejtė dhe mė tė gjithanshėm nė lidhje me sajimin e filozofisė. Sipas kėsaj pikpamje, filozofia nuk ėshtė produkt i ndonjė fuqie mbinatyrore e as zbulim i papritur e i pashpjegueshėm i ndonjė individi. Filozofia si formė e vetėdijes shoqėrore ėshtė sajuar vetėm atėherė kur janė krijuar kushtet e caktuara psikike, mendore dhe shoqėrore. Nuk ka dyshim se kėto kushte si atėherė edhe sot janė tė shumėllojshme por si mė tė pėrgjithshme dhe mė tė domosdoshme janė: 1. formimi i mendimit abstrakt logjik dhe njohja teorike nė vend tė mitit dhe mitologjisė; 2. ndarja e punės nė punė fizike dhe mendore; 3. lirimi i njeriut nga hallet dhe brengat lidhur me nevojat ekzistenciale; 4. ēudia si gjendje shpirtėrore stimulative pėr gjurmime e pėrsiatje tė reja dhe 5. ‘situatat kufitare’.
1. Formimi i mendimit abstrakt – logjik – ėshtė kusht i domosdoshėm pėr sajimin e filozofisė. Pėr formimin e tij ka qenė e domosdoshme qė njeriu tė arrijė njė shkallė relativisht tė lartė tė aftėsisė pėr ta ndryshuar dhe zotėruar natyrėn dhe fenomenet e saj. Njeriu i shoqėrisė sė parė pa klasa, nuk e ka njė mendim tė kėtillė abstrakt – logjik dhe njė njohje teorike. Mendimit abstrakt – logjik i ka paraprirė miti, i cili ishte forma dominante e vetėdijes nė shoqėrinė e parė. Miti ishte njė vetėdije e pėrbashkėt ashtu siē ishte e pėrbashkėt jeta shoqėrore, nė tė cilėn individi ishte ‘shkrirė’ gati plotėsisht nė bashkėsi. Karakteristikė e mitit ishte mosdallimi i asaj qė ėshtė natyrore dhe ajo qė ėshtė „mbinatyrore“ midis ideales dhe reales, subjektives dhe objektives, simbolit dhe imazhit, tė veēantės dhe tė pėrgjithshmes nė njėrėn anė, dhe vetė sendit nė anėn tjetėr.
Nė bazė tė pikpamjes mitike tė gjitha kėto ekzistojnė njėsoj. Me diferencimin e punės prodhuese, tė praktikės dhe tė vetė shoqėrisė, filloi njėkohėsisht diferencimi brenda vetėdijes dhe pikpamjes mitike. Ky diferencim u manifestua si luftė midis mitit dhe logosit, midis asaj qė ishte tipike mitike (fantazia, gojėdhėna, besimi etj.) dhe asaj qė ishte racionale logjike. I interesuar pėr zotėrimin e natyrės dhe ligjeve tė saja, njeriu mė nuk ishte i kėnaqur me spjegime mitike, por synonte kah mendimi i shkoqitur, koherent dhe i argumentuar.
2. Ndarja e punės nė punė fizike dhe nė punė mendore – ka ndikim nė sajimin e filozofisė. Qė nga ky ēast i ndarjes sė punės, ndėrgjegja ėshtė nė gjendje tė emancipohet nga bota dhe tė kalojė nė formimin e teorisė sė kulluar tė teologjisė, filozofisė, moralit etj. Puna mendore u bė sferė e preokupimit tė klasės sunduese, anėtarėt mė tė talentuar zunė tė ‘prodhojnė’ teori tė kulluar. Tė liruar nga procesi i prodhimit material , kėta pėrshkruan dhe tentuan tė zgjidhin ēėshtjet e shumta siē janė: ē’ėshtė baza e kėsaj bote, ē’ėshtė shpirti, ē’ėshtė e mira, e drejta, e bukura, a ėshtė bota e caktuar, e domosdoshme apo e rastit, ē’ėshtė njeriu, e tė tjera. Nė kushtet e ndarjes sė punės nė punė fizike dhe mendore, objekt i mendimit nuk ishin vetėm natyra dhe ligjet e saja, por edhe vet mendimi.
3. Sigurimi i nevojave materiale – qė ėshtė i lidhur me ndarjen e punės, me perfeksionimin e mjeteve tė prodhimit dhe me rritjen e produktivitetit ka qenė pa dyshim njėri ndėr faktorėt e jashtėm qė ka ndikuar nė sajimin e filozofisė si teori e kulluar. Vetėm me kusht qė tė sigurohet jeta dhe mjetet materiale tė nevojshme mund tė mendohet nė mėnyrė intensive, sistematike dhe tė suksesshme. Kėtė faktor tė sajimit tė filozofisė e theksuan dy filozofėt mė tė mėdhenj: Aristoteli dhe Hegeli. Meqė filozofia konsiston nė njė veprim tė lirė, jovetiak, del se mė parė ka qenė e domosdoshme qė epshet tė qetėsohen, kurse vetėdija tė pėrparojė aq qė tė mund tė mendojė pėr gjėrat e pėrgjithshme. Sė kėndejmi, filozofia mund tė quhet njė lloj luksi.
4. Ēudia – gjithashtu ėshtė njė faktor psikologjik me shumė rėndėsi pėr sajimin e filozofisė si veprimtari shpirtėrore krijuese. Kėtė faktor e thekson Platoni, Aristoteli etj. Nė fillim, ēudia dhe kėrshėria janė faktorė pėr tė ekzistuar, kurse mė vonė bėhen stimulues pėr grumbullimin e njohurive tė reja. Njeriu ēuditet si pėr sendet e panjohura ashtu edhe pėr sendet dhe fenomenet qė i takojmė pėr ēdo ditė. “Kėrshėria – thot Aristoteli – nė Metafizikė – i ka nxitur mendimtarėt e parė qė jetėn ta kundrojnė nė mėnyrė filozofike. Nė fillim ēudia e tyre kishte tė bėnte me vėshtirėsitė qė tė parėt iu paraqitėn mendjes… Ta hetosh vėshtirėsinė dhe tė ēuditesh, don tė thotė ta pranosh mosdijen. Duke u ēuditur, duke e hetuar mosdijen lidhur me fenomenet dhe sendet, mendimtarėt e parė zunė tė filozofojnė dhe tė kuptojnė”.
5. Situatat kufitare – Ekzistencialisti i njohur gjerman Karl Jaspers thekson se pėrveē ēudisė tė cilėn e theksuan Aristoteli, Hegeli dhe tė tjerė, faktor i rėndėsishėm nė sajimin e filozofisė janė edhe tė ashtuquajturat “situatat kufitare” tė njeriut si qenie e veēantė. Jaspersi thotė se: “Njeriu me kohė bėhet i vetėdijshėm pėr veten si qenie e ‘humbur’ dhe qė pėson dėsfatė. Kėto pėrcaktime njeriu i ndjen nė mėnyrė tė ashpėr nė ‘situata kufitare’ tė cilat nuk janė tjetėr veēse situata qė nuk mund tė ndryshohen nė kuadrin e tė cilave njeriu stimulohet pėr ekzistencė dhe pėrjeton dėsfatė si qenie ekzistuese. Vlera e situatave kufitare, thotė Jaspersi qėndron nė faktin se brenda tyre njeriu bėhet i vetėdijshėm pėr disfatėn e vet, pėr karakterin e humbur tė qenies sė vetė etj., kurse kjo vetėdije ėshtė kusht i rėndėsishėm pėr tė filozofuar. Nė situatat kufitare siē janė ndjenja e fajit, lufta, shkatėrrimi, pleqėria, sėmundjet, vdekja etj, aktiviteti mendor intensifikohet dhe shtrohet pyetja: kush jam unė, dhe prej nga jam si qenie njerėzore? E kjo pyetje nuk ėshtė tjetėr veēse fillim i tė filozofuarit. Megjithėse filozofia ekzistencialiste e Karl Jaspersit ėshtė e gabuar dhe e papranueshme, sėrish, ajo ndikoi nė sajimin e filozofisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ferizaj-online.albanianforum.net
 
Sajimi i filozofisė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ferizaj-online :: Pėr ne- ferizaj-online :: Filozofi-psikologji-sociologji-
Kėrce tek: