ferizaj-online
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
ferizaj-online

Mirė se vini nė forumin ferizaj-online
 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Hyrje ne filozofi...Gjeneza, domethėnia dhe historia e fjalė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 123
Registration date : 06/07/2007

Hyrje ne filozofi...Gjeneza, domethėnia dhe historia e fjalė Empty
MesazhTitulli: Hyrje ne filozofi...Gjeneza, domethėnia dhe historia e fjalė   Hyrje ne filozofi...Gjeneza, domethėnia dhe historia e fjalė Icon_minitimeTue Jul 10, 2007 5:23 am

Te nderuar forumist - student...
meqe eshte faqe e studenteve, e pash te udhes qe me posht te postoj do material per studentet e Fakultetit te Shkencave dhe Humane, dega Filozofi - Sociologji ne USHT, per provimin - Hyrje ne filozofi.
Ndoshta nuk eshte shume, por me mire pak se aspak.

1. Gjeneza, domethėnia dhe historia e fjalės filozofi


Filozofia, qoftė si shprehje apo si formė e vetėdijes shoqėrore, zuri fill nė Greqinė e vjetėr e cila ka qenė djepi i tėrė kulturės sė Evropės Perėndimore. Shprehja filozofi pėrbėhet nga dy fjalė tė vjetra greke: ‘filo’ qė don tė thotė ‘dashuri’, ‘dashamirėsi’ dhe ‘sofos’ qė don tė thotė ‘urti’ apo ‘menēuri’. Nga kjo del se filozofia mund tė pėrcaktohet si “dashamirsi ndaj urtisė” apo “synim kah urtia”. Mirėpo ėshtė e qartė se njė pėrcaktim i kėtillė i filozofisė nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē njė pėrkthim i njė shprehjeje greke nė gjuhėn shqipe. Andaj mund tė themi se kjo shprehje nuk pėrmbledh tė gjithė pėrmbajtjen e filozofisė se ēfarė ėshtė dhe ēfar u zhvillua gjatė 2500 vjetėve. Ky pėrcaktim i filozofisė vė nė pah dy karakteristika: njė se ē’ishte filozofia nė fillim dhe gjatė disa shekujve pas sajimit tė saj. Me shprehjen ‘synim kah urtia’ ėshtė theksuar ajo qė ishte e re, specifike dhe e ndryshme nė krahasim me mėnyrėn e mėparshme tė tė menduarit dhe shpjegimin e botės dhe tė fenomeneve e proceseve tė saj, qė mbėshtetej nė mitin dhe mitologjinė. Pėrkundėr besimit, mitit dhe mitologjisė qė dominonte nė mėnyrėn parafilozofike tė tė menduarit, filozofia tash zu tė mbėshtetet nė mendjen e njeriut, nė logosin. Sipas filozofėve tė parė antik grek filozofia ishte njė dėshirė apo synim qė natyrėn dhe njeriun ta shqyrtojė me mend dhe nė mėnyrė kritike, qė tė thuhet e vėrteta dhe tė merret qėndrimi i drejtė nė situata tė ndryshme. Dhe dy ėshtė theksuar karakteri teorik i kėsaj dije tė re. Sipas filozofėve tė parė, marrja me filozofi nuk ka pėr qėllim ndonjė levėrdi apo interes praktik, qoftė ajo e dobisė materiale apo lavdie shoqėrore. Filozofia, sipas tyre ishte dije pėr hirė tė dijes.
Sipas disa autorėve, Herodoti ishte i pari qė e pėrdori foljen ‘philosophein’ qė do tė thotė duke filozofuar, duke synuar kah menēuria. Me rastin e takimit me Solonin, njėrin prej shtatė tė urtit grek, imperatori Persian Krezi e pėrshėndeti me kėto fjalė: “Mysafir athinas, deri te ne ka arritur fama pėr urtinė tėnde dhe dije se ka udhėtuar nėpėr shumė vende, duke filozofuar dhe se kėtė e ke bėrė pėr hirė tė vetė teorisė”.
Nga kjo shofim se filozofimi ėshtė zhvilluar: 1. Duke udhėtuar e soditė, e jo nė mėnyrė spekulative, dhe 2. pėr hirė tė vetė teorisė e jo pėr dobi praktike. I pari qė e quajti veten filozof ishte matematikani dhe mendimtari Pitagora. Pėr tė sqaruar mė mirė domethėnien e kėsaj fjale Pitagora: jetėn e krahasoi me njė panair solemn, ku disa kanė ardhur pėr tė bėrė para, pėr tė fituar, tė tjerėt pėr tė shitur mallin, kurse vetėm mė tė mirėt kanė ardhur si soditės; kėshtu ėshtė edhe nė jetė: disa e manifestojnė shpirtin e tyre skllavopronar, duke lakmuar famėn dhe dobinė, kurse vetėm filozofi e gjurmon tė vėrtetėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ferizaj-online.albanianforum.net
 
Hyrje ne filozofi...Gjeneza, domethėnia dhe historia e fjalė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ferizaj-online :: Pėr ne- ferizaj-online :: Filozofi-psikologji-sociologji-
Kėrce tek: