ferizaj-online

Mirė se vini nė forumin ferizaj-online
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimi  

Share | 
 

 SADBERE GAGICA SPAHIJA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:34 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:35 pm

SADBERE GAGICA SPAHIJA NJĖ POETE QĖ PREMTON

Shkruan:Shaban Cakolli
Poetja jonė e re Sadbere Gagica-Spahija,nė letrat tona vjen me vargje tė zjarrta poetike,qė shquhen pėr simbolika nė vargun pa kode,me njė infra strukturė tė lirė.ku mbizotėron shpirti luftarak i saj,gjuha poetike,,tė trajtuara me tema kombėtare,etike,historike e njerėzore.ēdo poezi e Sadberes,shpreh gjendje tė ndezura poetike,hedh dritė mbi dhembjen,mallin,atdhedashurinė,ku poezitė e saja me vlerė shpirtėrore,bėjnė njė shkrirje tė furishme nė furrėn poetike,dukeshprehur mesazhe tė fuqishme,ndjenja tė larta,identifikohen si njė pasaportė poetike e njė poeteje e cila nė tė ardhėmen pėr letrat tona premton shumė.Sadberja e pėrmallur me kujtimet e vendlindjes,, pėr tė cilin ajo ruan edhe sot kujtimet mė tė bukura tė jetės sė saj. I kujton ato me nostalgji edhe sot. Belbėzimet e para poetike i ka bėrė kur ishte nxėnėse e shkollės fillore. Lexonte me pasion tė veēantė shkrimet e Ali Huruglicės, Hysen Kėqikut e shumė tė tjerėve. Ka njė varg shkrimesh letrare, kryesisht poezi pėr tė rritur, tė cilat kjo krijuese ėndėrron t i botojė njė ditė. Autorja vjen para opinonit me poezinė „Ėndrrat i vishja me fustan tė kuq”, kur „Njė trėndafil ia veja mbi veshė/ Fshehurazi ia kafshoja natės buzėt/ Nė Kopshtin e dashurisė Ti/ Personazh lirik/ Nė shtrat kthehesha me buzėqeshjen tėnde/ Brenda tėrė margaritarė”, apo: „Si flutur ndalesha mbi buzėt tua/ E sot/ Qytet kujtimesh/ Stinė e gdhendur/ Nė fjalė vargu/ Ēdo ditė mė kafshon me dhembje/ Njė pėrmallim i tretur”. „Fjalori i buzėve” ėshtė njė poezi tjetėr e frymėzuar (ku malli djeg e loti pikon), apo poema „E shpirtin e arnoj me ėndrra”: S’mė ndal asnjė uragan drej cakut tim/ Vrapoj me orėn qė plisin e shekujve ledhaton/ Udhėve tė pėrmendoreve nga njė lule vė/ Koha bart plagė mall lot mbi kurriz/ E shpirtin arnoj me ėndrra/ Nė guacėn e vetmisė/ Nė qiell shoh pėllumba tė bardhė/ Qė fluturojnė trungut tė Ilirisė”. Mund tė thotė kush se nuk kanė vlera, frymėzime dhe imagjinatė, autorėt e kėrij albumi poetik.

Pak biografi…

Sadbere Gagica Spahija u lind nė Gjilan mė 1973. Atje kreu shkollėn fillore dhe tė mesmen.
Pėr qytetin e lindjes ka si ēdokush nostalgji dhe atė e ka bartur edhe nė shkrimet poetike.
Belbėzimet e para poetike i bėri si nxėnėse e shkollės fillore. Publikonte shkrimet nė gazetėn “Pioneri” dhe adhuronte atėherė fjalėn e bukur artistike tė Ali Huruglicės dhe, gjithnjė ėndėrronte se njė ditė do tė bėhej poete.
Lexon edhe sot me pasion tė veēantė shkrimet letrare tė shumė brezave, por mė shumė i pėlqen poezitė e Agollit, Din Mehmetit, Ali Podrimjes ,Azem Shkrelit, Borhesit, Gėtes etj.

Publikimet nė revista…

Ėshtė aktive nė jetėn letrare dhe shumė krijime poetike i ka publikuar nė shumė revista , gazeta brenda truallit shqiptar dhe jashtė saj,si: nė gazetėn ” Nacional”, “Pena e artė”,”Fjala e lirė”, “Zemra shqiptare”, “Qėndresa”, “Fjala” nė Lyon tė Francės, e tjera.
Ėshtė prezantuar me njė poezi nė “Antologjia e dhembjes” pėr Ali Podrimjen ,nė mesin e njėqind poetėve,me rastin e vdekjes sė autorit.
Nė shkurt tė vitit 2013 edhe nė antologjinė “Varg pėrjetėsie” me njė cikėl poezish,qė doli nė Bukuresht tė Rumanisė.
Sadberja ka njė dorėshkrim njė mori tė punimeve poetike e tė zhanreve tė tjera letrare tė cilat presin dritėn e botimit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:35 pm

MES DALLGĖSH

Shtrihem unė dhe stinėt e mia
Edhe sonte
Si nuse e dhėndėrruar
E prek fjalėn me thonj tė zgjatur
Dora ime prek qiellin
Mbledh pikat e shiut nė shuplakė
Zhytem nė epshin vargėzor
Dhe krah marrin ėndrrat e mia
Sa herė mė ka djegur fjala
Me strall kam ecur mes mjegullave
Njė yll nė mesnatė e kam kėrkuar
Mes dy lumenjve era mė ka bartur
Si klandestinė barkėn e ka pritur
Si hije tė kaloj pėrtej brigjeve tė dhembjes
Nė ferr e kam takuar Virgjilin
Dhe Beatriēen flokėderdhur duke vrapuar
E sėrish kam zbritur me muzėn nė tokė
Kam derdhur njė klithmė pa zė
Nė vetminė e pasosur natė hamletiane
Memecėrinė nuk e putha kurrė nė jetė
Pas rrezeve jam paluar pranverat i kam dashur
Si dallėndyshe pa kufinj toka ime mė grish
Eja bija ime mes rrugėve kėndo kėngėn
Mė tė bukur me zogj fluturo
Nė teatrin e Shekspirit janė shumėzuar djajtė
Shtrihem por gjumi nuk mė zė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:37 pm

MĖ BART
Mbi kopėrtinėn e njė libri
Tė harruar dhe nga zoti
H
Edhe kėtė prill
Kur qielli vjen me shi
Mė bart
Mbi krahet e njė zogu
Ta zgjoj nga gjumi
Kėtė pranverė
Qė ėshtė mplakur shumė
Mė bart
Nė syrin e diellit
Tė flas mė zėrin e mallit
Vargut t’i jap shpirt
Nė prag tė kėtij ferri
Qė mė djeg
Nata ėshtė varur
Nė bisht tė qyqes
Mė bart
Para sė tė vdes fjala
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:38 pm

MBI PIANO

U derdh njė natė ėndrra ime
Dhe hijet e bardha tė dimrit tim
Dashuria qau pa zė
Mbi kokėn e pianos sė vjetėr
Njė dallėndyshe sillej qiellit tim
E lodhur rrugėve nėpėr shi
Mėkatare ishte stina a fjala
Ra nėpėr vargjet e heshtura
Nėpėr ditarin tim tė zverdhur
Pika lotėsh ranė mbi fustanin
E hėnės veshur si nuse buzėt
E skuqura vėshtronin nė dhomėn
E akulltė ora rrinte varur mbi mure
Si erė mė pėrplaste njė valė deti
Udhėve tė mia sa gjurmė malli
Hijen e saj tė trishtė pa emėr
Mbi portretin e zbehur vallėzonte
Njė puthje nė simfoninė e kėnduar
Vallė c’mė erdhėt mbrėmė ashtu
Kur hėna veshi fustan tė bardhė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:38 pm

NJEMIJE VJET

I kam kenduar lirise
Erdhi
Me krah pellumbash
Me gjakun lume
Atdheu im
Shtrij kembet
Atje ku toka
Flet shqip
Njemije vjet
E prita lirine
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:39 pm

ERDHE
Fshehurazi naten vone
Kur po e mbyllja ditarin
Dhe lirikat e shkruara
Me lot dhembjesh
Tani mos ik me
Udhet do t’i ze me shkembinj
Detet me rrjeta
Qiellin me zogj
Do mplakemi ne vargje
Endrrat kur te sosen
Do hap serish dritaren
Te te fus ne fjale
Erdhe nje nate
Kur digjesha ne vetmi
Erdhe
Te ruaj me xhelozi
Si syte e perlotur
Ah keto syte e mi!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:40 pm

TINGUJ

Te merzitur ka kenga
Fjale e vrare
Sa shume je larguar
Mbi heshtjen tende te futur
Ne guace mendimesh
Kthehu
Mos me grimco endrren
Mbi shkronja malli
Te qeshem me ze
Eja qiellit me engjejt e nates
Dhe fluturo
Drejt strehezave qiellore
Si hije ne driten e henes
Vargu eshte bere qiell
Me nje lot qe bie
Mbi xhamat e dritares sime
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:41 pm

ME KEND TE UDHETOJ

Vjeshta ka ikur sa vite
Nuk e mbaj mend as orėn
Kur qielli ra mbi vargjet e mia
Si meteor i cmendur
Mi mori tė gjitha kėngėt
Gėzimet nė buzė m u zverdhen?
Dėgjoj edhe sonte akordet
Njė muzikė e lehtė
Shpirtin ma then
Tavolina e njejtė…gota me verė
Rri mbi tavernė te vjetėr
A ka fjetur harrimi im?
Me Ty isha shėrbetore Zoti
Dhe princeshe Arbėrie!
E sonte
Pa Ty jam hiq i hiqit
Rrugicė e shkretė
Pa dritė ne kėtė errėsirė
Nata mė mbulon me hijen e trishtimit
Ēfarė tė dėshiroj sonte
Kur vetmia mė ngatrron
Si peng kohe
E Ti je veē kėngė?!
Dikur fjala ime
Nė qiellin e bleruar!
Sonte
Heshtja ka rėnė nė dhomė
Mure mbi buzė ka bėrė kjo natė
Qė mė cmend!
A ka dėnim mė tė rėndė Sizif?
Unė e Ti
Dėnim perėndish…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:42 pm

KUR ZBRET MUZGU

Vjen nje ze
Keto net te ftohta
Kur lulet ende s’kane cel
Drite me ben
Mes vargjesh shtrihesh
Muza ime me puth
Endrren time vale
Ciceron si zog
Ka sy malli
Kur zbret muzgu
E marr ne gji
Ia ledhatoj krahet!
Ka qare qiellin
Me krahenor
Vjen nje ze nga vendlindja
Me sy dielli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:43 pm

MĖ FAL SONTE

Gotėn me verė
Dhe qiellin me ėndrra
Tė zbres deri tė dhembja
Stinėt t’i marr gryk
Dhe Ty malli im
Mė fal
Njė pikė gjak njeriu
Plagėt e shekujve
T’i mbėltojė me kėngė
Edhe kėtė qiell me erėra
Qė derdhet mbi Kosovė
Askush s’ia kuptoj gjuhėn
Baroneshės Eshton?
Vjen e qeshur ik e qeshur
Mė fal sonte atdhe
Valė deti jam bėrė
Me vargjet udhėtoj
Njė hije padukshėm mė ndjek
Fjalėt do tė m’i hajė?
Mė fal sonte nata ime
Dy buzė soneti!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:44 pm

E NDJEJ

Kur bien pikat e shiut
Tik tak ,ni xhamat e mi
Mbeshtjelle me vargje
Dhe hapat e tu yll nate
Qe zbret nga qielli
Kur me kaplon merzia
Druaj se me humb
Nga syte e mi
Loti im
Ruaje qiellin nga syte e murme
Kur bie nata
Shderrohem ne shi!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:45 pm

MALL
Tė puth sonte nė mesnatė
Eja pa trokitur qetė muza ime
Mes vargjesh tė shtrėngoj
Erė e butė mall me shtrėngatė?
Eja
Me mes lulesh pranvere
Ka shekull qė nuk tė shoh
Ta ndjej zėrin kur mė flet
Pikturė e gjallė shpirtin ma trazon
Muza ime sillma ėndrrėn time
Tė bėj njė sy gjumė
Mos mė mbaj mėri
Je syri im i heshtur
Edhe kur fjalėn ma grimcon!
Mall o mall !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:46 pm

FLUTURO SONTE
Bilbil pranvere
Lėshoje zėrin mbi kėngė
Tė deehem nga ky mall
Qė me djek
Kur s’tė dėgjoj
Ec
Mbi rrudhat e ballit tim
Mes furtunash
Ēelin lulet?
Fluturo sonte
E me merr nėpėr kėtė qiell
Jam bėrė pritje netėsh
Deri nė agim!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:47 pm

OT I DEHUR

Zbret ngadalė bebėzave tė mia
Udhėve tė shpirtit heshtja me ndjek
Mes vargjeve strukem si dallėndyshe
Me krahė tė thyer drejt qiellit tė vendlidjes
Vrapoj kėto ditė marsi a prilli i thyer
Mes erėrash mė mbėshjell edhe sot?
Lėshoje fjalėn nė varg poete dhe nisu
Kacafytje ėshtė jeta tė ende ferrit tė Dantes
Mes ishullit lėshoje njė zė njeriu tė pret nė breg
Hijet e shpirtėrave lė tė ikin nga kjo orė
Zhurmė dėgjoj nė kufirin e ndarjes a zėri im
Rritet me Ty atdheu im i grisur edhe sot
Nėpėr harta gjeografike bota luan me fatin tim?
Lot i dehur nė mallin qė pėrvelon?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:48 pm

E KAM KĖRKUAR

Mes ėndrrave tė mia
Tė jetė lis me rrėnjė
Tė mos e tund
Asnjė pranverė
Ėshtė rrap shekulli
Me shumė degėzime
Vjen qetė natėn vonė
S’e shoh e ndjej afėr
I ngjan vetes
E hap portėn me ēelės shpirti
Ka sy atdheu…diell dashurie
Nuk trembet
Bėn gjumė nė qerpiket e mi
Flas
Me zėrin e tij
Betejave ecim bashkė
E di
Nė ecje kam lėnė
Gjurmė lotėsh
Njė copė buzėqeshje
Ma mori njė stinė
Po vjen pranvera
Jam ulur nė kopshtin e luleve
Ėngjejt ma sollėn qiellin
Tė bredh
Me penė nė dorė
Nėpėr buzėt e shkronjave
Dashuroj muzėn time
E kam kėrkuar..erdhi trembur
Mė gjeti mes dhembjesh
E mora nė krah
E shtrėngova si fėmijė
E putha lehtė lehtė
Me dashuri?!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:49 pm

PUTHJE NĖ SHI

I dua puthjet mes turmės
Dhe mallin
Ta mbaj nė gji
I dua
Edhe lejlekėt nė pranverė
Kur mė sjellin
Grishjen e vargut nė mesnatė
Kėmbėzbathur do dal udhėkryq
Qiellin me dorė ta prek
S’ kam forcė pėr grindje mė
Jam ulur
Nė fron tė fjalės
Dhe udhėtoj nėpėr shi
Shekulli im
Sa larg sa afėr tė kam
Ma ruaj ushtarin nė kufi
Dhe ėndrrėn pėr Ēamėri
Do shtrihem atje kopshteve me ullinj
Sa sodis detin me sytė e mi
Jam nga derė e Skenderbeut
Dhe vdes
Me mall tė atdheut!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:50 pm

NĖNĖS

Edhe qielli ishte pėrzier
Nga erėrat
Lėkundeshin lisat
Me rrėnjė
E mėrkurė ditė e zymtė
Shkruar me vargje lotėsh
Pikėllimi mbi fjalė
Heshta ra mbi shkronja
Nėnė
Mė duket se dėgjoj zėrin tėnd
Sonte kur bie shi
Tė thėrras…s’mė dėgjon
Jam mbledhur nė grushtin e natės
Kėngė malli jam bėrė
Me ėndrra grindem shpesh
Dhe njė kufi tė ndarjes
Sonte
Jam hije nate !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shaban cakoli

avatar

Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   Tue May 07, 2013 1:52 pm

PI NĖ TAVERNĖ
Unė pi rrallė verė nė tavernė dite
Kur koha ėshtė me shi
Kam shumė mall ėndrra si kėto riga
Ēdo pikė mė bie mbi qerpikėt e syve
Kam nostalgji pėr vendlindje
Lakoreve me baltė tė lagjes sillem vėrdall[
Gjilani im djep i fjalės sime nė ecje
Ēdo orė vij tek ti
E puth pragun e shtėpisė sime ku ka qarė
E kam qeshur si fėmijė
Pėr njė puthje nėnė e ledhatim babai
Flutur e lehtė me krahė jam bėrė
Mbi krahėt e tyre jam rritur
Me njė kothere bukė nė sofėr
Po lulet nė pranverė i kam dashur
Dhe lirinė pėrkundur nėpėr mote
Pi rrallė nė tavernė dite!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
SADBERE GAGICA SPAHIJA
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Urimet pėr 100 vjetorin e shtetit shqiptar!
» Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ferizaj-online :: Pėr ne- ferizaj-online :: Letėrsia shqiptare :: Kėndi letrar-
Kėrce tek: